TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nikolo Zaniolo tërhoqi vëmendje me paraqitjen mbresëlënëse në fillime me ekipin e Romës, por problemet fizike duket se luajtën rol negativ në formën e talentit italian, aq sa romakët e panë si të pashpresë rikthimin e atij djaloshit të artë që dhuronte “arte” në çdo “ledhatim” me sferën nën këmbë.
Tashmë 24-vjeçari italian aktivizohet në ekipin e Gallatasarajit. Por, uria e milionave arabë duket se kanë “trokitur” në derën e futbollistit me tipare ofensive.
Al-Hilal ka marrë trajtën e një “kolonie” lojtarësh me peshë të rëndë në futbollin botëror dhe personazhi në fjalë do të rriste gamën e potencialit ekzistues në të. Al-Hilali ka përgatitur një kontratë 4- vjeçare me rrogë 30 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola e largimit nga klubi turk është 35 milionë euro.