SPORT, 14 Korrik 2023, 21:00

Europa e shqiptarëve/ Rastësia, tri barazime me forcë për ekipet e Superiores

Europa e shqiptarëve/ Rastësia, tri barazime me forcë për

Përveç Vllaznisë, skuadrat shqiptare ia kanë dalë që të mos munden në Europë. Si Partizani në Champions, por edhe Egnatia e Tirana në Konferencë Ligë kanë barazuar. Rastësia e parë e madhe është që tri skuadrat tona kanë marrë nga një barazim 1-1, brenda apo jashtë fushe.

Rastësia e dytë është që si Tirana, Partizani dhe Egnatia, barazimin e kanë marrë me meritë, por duke e kërkuar. Në një farë mënyrë me dhunë, me forcë, duke treguar karakter në fushën e lojës.

Të tri ekipet kanë treguar këtë verë se paçka nëse kualifikohen apo jo, ngjiten në një nivel tjetër, pasi jo vetëm kanë investuar shumë në merkato, por kanë ndërtuar ekipe shumë cilësore, si në Europë, por edhe në kampionat.