TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inter ka ndërprerë negociatat me Chelsea për të rikthyer Romelu Lukaku në Milano. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, aventura e qendërsulmuesit belg me zikaltërit është mbyllur përfundimisht.
Lukaku gjatë natës kishte tentuar të rregullonte marrëdhëniet me Interit, duke kontaktuar Ausilon në telefon. Megjithatë, drejtoi sportiv shpjegoi se sjellja e orëve të fundit nuk i ka bërë mirë Interit. Inter arriti marrëveshjen me Chelsea për kartonin e Lukakut, por në moment, zikaltërit morën vesh që Juventus kishte hyrë në bisedime sekrete me lojtarin belg dhe ai u kishte premtuar kohë atyre.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi i Interit, të cilët thuhet se kanë hequr dorë përfundimisht nga tentativa për ta firmosur nga klubi anglez.