TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Benjamin Mendy ka shpërthyer sot në lot pasi u lirua nga akuzat për përdhunim dhe tentativa për përdhunim. Ish-futbollisti i Manchester Cityt ishte akuzuar se kishte kryer sulme seksuale ndaj dy grave në rezidencën e tij.
Ai u lirua pas tre orësh seancë nga gjykata në Chester Croën Court këtë pasdite. 28-vjeçari ishte përballur me një rigjykim për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për përdhunim në tentativë gjatë izolimit në periudhën e COVID-19, raporton Mail Sport.
Tashmë ai është një njeri i lirë, por asnjë skuadër ku mund të luaj, pasi kontrata e tij me Manchester Cityt skadoi në fund të qershorit. Mendi shpërtheu në lot kur u lirua nga të gjitha akuzat. Avokatët e tij thanë se ai tani do të rindërtonte jetën e tij – dhe një rikthim të mundshëm në futbollin e lartë.