SPORT, 24 Korrik 2022, 09:49

Në Angli e bëjnë fakt të kryer, Romelu Lukaku sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së…

Në Angli e bëjnë fakt të kryer, Romelu Lukaku sezonin e

Në Angli e bëjnë fakt të kryer se Interi dhe Çelsi tashmë kanë një marrëveshje verbale për të lënë Romelu Lukakun në huazim te zikaltërit edhe për sezonin e ardhshëm 2023/2024, me të njëjtat kushte si këtë vit.

Asgjë zyrtare, edhe pse legjislacioni i ri që ka hyrë në fuqi këtë vit ndalon huazimet shumëvjeçare, por ekziston një lloj marrëveshje për të plotësuar pretendimet e të gjithëve.

Lukaku është i lidhur me blutë me një kontratë deri në vitin 2026, por duket se është përfundimisht jashtë planeve të klubit londinez.

29-vjeçari belg është aktivizuar në tre miqësoret e zhvilluara të Interit ndaj Luganos, Monakos dhe Lensit dhe nuk ka mundur dot të shënojë debutojë me gol për herën e tij të dytë me zikaltërit nga Milano.