SPORT, 24 Korrik 2022, 09:09

VIDEO/ “El Clasico” i parë është i Barcelonës, katalanasit triumfojnë ndaj Realit me një supergol të blerjes së madhe të verës

VIDEO/ “El Clasico” i parë është i Barcelonës,

“El Clasico” i parë i sezonit është i Barcelonës!

Ndonëse një miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023, ky takim mori vëmendjen e të gjithëve.

Katalanasit triumfuan ndaj Realit të Madridit me rezultatin minimal 0-1 falë një “perle” nga distanca e blerjes së madhe të verës, Rafinja ku në minutën e 27′ dërgoi topin në trekëndësh.

Gjithashtu edhe blerja tjetër e madhe e blaugranave, Robert Levandovski ishte titullar në këtë takim për Barcelonën.

Skuadra e Ksavit ka ende tre miqësore për të zhvilluar, ndaj Juventusit, Nju Jork Red Bull dhe Pumasit.

Ndërsa ekipi i Karlo Ançelotit, ka edhe dy miqësore për të luajtur, atë ndaj Klab Amerikës dhe Juventusit.