SPORT, 23 Korrik 2022, 17:04

Përkujtohet ditëlindja e Fadil Vokrrit, Duka dhe Ademi kryejnë homazhe përpara bustit të tij

Përkujtohet ditëlindja e Fadil Vokrrit, Duka dhe Ademi kryejnë

Data 23 korrik shënon ditëlindjen e një emri të madh siç është Fadil Vokrri. Me rastin e 62-vjetorit të lindjes së tij presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe ai i FFK-së Ademi kryen homazhe përpara bustit të tij.

Në nderim të figurës së tij në ditën e sotme do të luhet një ndeshje miqësore ku do të marrin pjesë disa nga emrat legjendar të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.

E gjithë kjo iniciativë është kryer për të nderuar kujtimin e përjetshëm të Fadil Vokrrit me anë të një “Vëllazëroreje” ku do të luajnë emra si: Altin Lala, Blendi Nallbani, Debatik Curri, Haxhi Ballgjini, Mërgim Mavraj, Altin Lala, Agustin Kola, Armend Dallku etj.