SPORT, 23 Korrik 2022, 11:49

Zbulohet prapaskena e bujshme e Bremerit me Interin, braziliani bën gjestin e papritur pasi kaloi te Juventusi

Zbulohet prapaskena e bujshme e Bremerit me Interin, braziliani bën gjestin

Gleison Bremer është një ndër blerjet më të mëdha të Juventusit në merkaton verore.

Mbrojtësi brazilian ka qenë shumë pranë transferimit te Interi dhe vetë 25-vjeçari ishte i joshur nga ideja për të mbajtur veshur fanellën zikaltër saqë sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com” ai i kishte bërë shumë faqeve në rrjete sociale “like” fotomontazheve të tij me fanellën e Interit.

Por më vonë, pasi zbuloi se Juventusi arriti të mbyllte me sukses marrëveshjen me të, ai menjëherë i hoqi “like”-t në faqet që kishin të bënin me Interin.

25-vjeçari brazilian u transferua nga Torino te Juventusi për shifrën e 41 milionë eurove plus 9 milionë euro bonuse teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Torino për të paktën deri më 30 qershor 2027 dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Torinos në Serinë A, Gleison Bremer u aktivizua gjithsej në 33 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.