TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij, Nejmar ka deklaruar dëshirën e tij për të qëndruar te PSG. Nga Tokio ku ndodhet me ekipin e tij ylli brazilian u shpreh i qartë se dëshira e tij për të ardhmen është të qëndrojë në Paris.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj në këtë klub. Për momentin PSG nuk më ka thënë asnjë gjë, nuk e di se kush janë planet e klubit për mua”, tha fillimisht sulmuesi brazilian.
Megjithatë, e ardhmja e Neymar ende nuk është vendosur pavarësisht dëshirës së lojtarit. Në fillimin e verës Çelsi ishte një nga klubet që mund të blente kartonin e lojtarit, por së fundmi ofertat për brazilianin kanë munguar. Shoku i tij i ekipit në kombëtare, Kasemiro u shpreh me ironi se nëse nuk e duan te PSG atëherë do ta blejë Reali.