SPORT, 23 Korrik 2022, 16:11

Drejtori i Lajpcigut e ka me Bajernin e Mynihut: Po na plaçkisin çdo vit!

Drejtori i Lajpcigut e ka me Bajernin e Mynihut: Po na plaçkisin

Transferimi i Konrad Laimerit për të Bajerni i Mynihut e ka acaruar jashtë mase, por Olivier Mintclaf nuk është nga ata që kursehet e nuk e ka bërë këtë as në intervistën e fundit për mediat gjermane.

Bavarezët kanë shfrytëzuar klauzolën dhe i kanë marrë Lajpcigut një tjetër xhevahir, ndaj edhe nervozizmi i drejtorit të përgjithshëm është deri diku i kuptueshëm.

“Uroj që më kalimin e kohës te Bajerni të fillojnë të kenë planet e tyre dhe të mendojnë për veprimtarinë në merkato. Kështu nuk vazhdohet më.