SPORT, 29 Maj 2022, 23:29

Monza e Silvio Berluskonit mes më të mirave të Italisë, ngjitet në Serinë A

Monza e Silvio Berluskonit mes më të mirave të Italisë,

Monza është ngjitur zyrtarisht në Serinë A. Ekipi në pronësi të Berluskonit kaloi me mjaft vuajtje Pisan, në finalen e "Play Off" të Serisë B.

Ndeshja e parë u fitua nga Monza 2-1, ndërsa sfida e dytë në Arena Garibaldi – Stadio Romeo Anconetani, pa sërish triumfues djemtë e Giovani Stroppas, me shfirat 3-4.

Monza e ikonës Berluskoni bërë një sezon me ulje-ngritje në Serie B, por mes vështirësish, siguroi një vend për në Play Off.

Në fund të edicionit, klubi i Silvio Berluskonit u rendit e katërta me 67 pikë. Pritshmëritë janë të mëdha, ku tashmë do të gjendet mes më të mirave të Italisë.