TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka uruar sportisten Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Evropës në peshëngritje.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja shkruan se Veli shkroi historinë këtë të dielë duke u bërë vajza e parë shqiptare që ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari.
"Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!
Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje", shkruan Kushi.