TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollistët e përfaqësueses shqiptare janë lënë pushim në pasditen e sotme nga trajneri Edi Reja. Pas seancës së paradites, lojtarët ishin të lirë që të largoheshin nga hoteli dhe të takonin familjarët e miqtë e tyre.
Por një pjesë e grupit kuqezi ka vendosur që të kalojë bashkë edhe këto orë larg hotelit ku qëndrojnë të grumbulluar gjatë periudhave të ndeshjeve të Kombëtares.

Elseid Hysaj ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihet bashkë me Berishën, Bajramin, Balajn, Abrashin, Gjimshitin, Lenjanin, por edhe Edon Hasanin teksa darkonin së bashku.
