SPORT, 29 Maj 2022, 21:36

Derbi milanez për Asllanin, Interi favorit ndaj Milanit, ja përse

Derbi milanez për Asllanin, Interi favorit ndaj Milanit, ja përse

Do të ketë derbi të Milanos për mesfushorin e Empolit, Kristjan Asllani. Sipas asaj që shkruan "La Republicca", në avantazh për momentin është klubi i Interit, ndaj atij të Milanit.

Kampionët e rinj të Italisë po pësojnë ndryshime të rëndësishme, me “Djallin” që ende nuk e di se çfarë buxheti do ketë për merkaton.

Kjo ka bërë që zikaltërit të jenë disi më përpara në garën për diamantin e Shqipërisë. Këto javë priten të reja të rëndësishme.

Kyu
Kyu

20-vjeçari kuqezi ka qenë gjtihë këto vite pjesë e të rinjve të Empolit, ndërsa vetëm në sezonin e fundit ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të parë. Gjithashtu, ai në një edicion ka luajtur për Chievo.