SPORT, 5 Nëntor 2022, 10:42

Nga Champions-i në kampionat, rrëfehet Stefano Pioli: S’jemi ngopur, të asfiksojmë Napolin

Nga Champions-i në kampionat, rrëfehet Stefano Pioli: S’jemi

Si rrallëherë Stefano Pi oli nuk ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara një ndeshjeje, por kjo nuk e ka penguar të japë një intervistë për televizionin e klubit ku ka komentuar javën e fundit, duke nisur që nga humbja me Torinon, e deri te ndeshja e sotme në orën 20:45 kundër Specias.

Shumë, por jo mjaftueshëm. Java nisi keq me humbjen kundër Torinos. Më pas u gëzova nga rinovimi i kontratës sime dhe kualifikimi në 1/8-at e Champions-it. Do të jem më i lumtur të shtunën pas Specias nëse do të kemi bërë detyrën.

Sa është përmirësuar kjo skuadër?

Krahasimi duhet bërë me vitin e kaluar. Kualifikimi në Champions është një nga hapat e rrugëtimit tonë. Jemi të kënaqur me sa kemi bërë, por ende punë e madhe na pret përpara. Ky grup ka cilësi, por edhe shumë hapësirë për t’u përmirësuar.

Të hënën hidhet shorti i Champions-it. Keni ndonjë rival të preferuar?

Kushdo që luan në atë turne është i fortë e do të na stimulojë. Këdo që do të kemi përballë do ta përballojmë me përkushtim. Personalisht nuk kam rival të preferuar apo ndonjë skuadër të veçantë me të cilën dua të ndeshem.

A është Specia nga ato ndeshje ku Milani duhet të konfirmojë urinë?

Duam të kthehemi me rezultat në kampionat, sepse objektivi është që të jemi në garë për gjithçka më 4 janar kur të rinisë sezoni. Për këtë arsye duhet të luajmë fort në ndeshjet e mbetura, duke filluar që nga ajo me Specian.

Specia na ka shkaktuar probleme në vitet e fundit, ndaj pres një Milan të vendosur e guximtar. Presioni është privilegj i atyre që luajnë për objektiva të mëdha dhe kemi nevojë ta ndiejmë. Kur dëshiron shumë diçka, atëherë motivimi nuk duhet të mungojë.

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës?

Ka shumë rëndësi që të rikuperojmë pikë pas hapit fals të javës së kaluar. Kemi ende tri ndeshje në të cilat nevojitet maksimumi për të nisur në janar garën me më shum ë entuziazëm. Nuk duhet t’i largohemi shumë Napolit dhe kjo është një arsye më shumë që nd eshja me Specian merr rëndësi të veçantë.