TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio u mund ditën e djeshme nga Torino me rezultatin 0-1, por kryeqytetasit kanë pasur pretendime të shumta sa i përket gjykimit të ndeshjes.
Në minutën e 14 të takimi, ka qenë një pretendim nga mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj i cili pas një depërtimi në zonë, mbahet nga një prej kundërshtareve dhe rrëzohet, por për gjyqtarin nuk kishte penallti. Pas ndeshjes, Hysaj u shpreh se ishte një gjyqtar i turpshëm dhe që me sjelljen e tij në fushë, i kishte heq 5 vite jetë.
Megjithatë, moviola e bërë në Itali, tregon se gjyqtar Gersini ka pasur të drejtë. Pretendimet e Hysajt për penallti në zonë nuk qëndrojnë, duke qenë se kontakti është me intensitet shumë të lehtë.
“Në episodet në zonë, Gersini i sheh dhe i vlerëson mirë. në minutën e 13 të pjesës së parë, nuk ka penallti për Lacion.
Është e vërtetë që Singo ka njërën dorë te gjoksi i Hysajt dhe tjetrën nga mbrapa por kontakti dhe mbi të gjitha intensiteti janë shumë të lehta. Gersini është i pozicionuar mirë”, shkruhet në përgjigjen e moviolës për Hysajn.