SPORT, 22 Qershor 2022, 18:19

“Mos e urreni”, Jurgen Klop flet për largimin e Manesë: Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Liverpulit

“Mos e urreni”, Jurgen Klop flet për largimin e Manesë:

Sadio Mane u bë zyrtarisht një futbollist i Bajernit të Mynihut pas transferimit të tij nga Liverpuli. Për këtë transferim ka folur dhe vetë trajneri gjerman, Jurgen Klop, i cili e cilësoi senegalezin si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.

“Një nga futbollistët më të mirë në historinë e Liverpulit u largua dhe ne duhet ta kuptojmë se sa sdomethënëse është kjo. Golat që ka shënuar, trofetë e fituar, ai pa dyshim është një legjendë, po gjithashtu dhe një ikonë moderne e Liverpulit. Kush e urren nuk është një tifoz i Liverpulit. Fjalët më të rënda që ne duhet t’i themi sot janë ‘Do të na mungosh’”, ishin fjalët e Klop.