TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Të paktën kështu raportohet nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Mbrojtësi francez nuk është në planet e Xavi Hernandez për sezonin e ardhshëm dhe largimi i tij duket i pashmangshëm, teksa për mbrojtësin ka disa skuadra në Serie A dhe Ligue 1 që janë të interesuara.
Marseille, Roma, Lazio e Nice thuhet se janë në garë për transferimin e Umtitit, me francezin që vlerësohet me 2 milionë euro nga “Transfermarkt”.
28-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, teksa në “Camp Nou” u transferua nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro.