TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e yllit Cristiano Ronaldo mbetet ndër temat kryesore në botën e thashethemeve të futbollit.
Portugezi është ende i përkushtuar ndaj Manchester United, por dështimi i klubit për t’u kualifikuar në Champions League, së bashku me problemet në tregun e transferimeve, e bëjnë Ronaldon të mendojë. Të paktën për këtë po flasin mediat.
Të shtunën në mbrëmje, The Athletic dha lajmin se pronari i ri i Chelsea, Todd Boly u takua me agjentin Jorge Mendes në Portugali javën e kaluar. Vihet re se ndër temat e diskutuara ishte situata e Cristiano Ronaldos dhe ideja e transferimit të tij të mundshëm te Chelsea.
Kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos me Manchester United është edhe për një sezon. Ai ka mundësinë e zgjatjes për një vit.