TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gareth Bejl duket se më në fund ka bërë zgjedhjen përfundimtare për të ardhmen e tij me ish-sulmuesin e Realit që i dha lamtumirën në përfundim të këtij sezoni “Los Blancos”.
Uellsiani është pranë zyrtarizimit te skuadra e MLS-së, Los Anxhelos FC ku do të luaj së bashku me ish-kapitenin e Juventusit, Xhorxhio Kielini.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, 32-vjeçari do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me klubin amerikan me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Bejl nis kështu një aventurë të re jashtë Europës pas sukseseve të shumta me fanellën e Realit.