SPORT, 19 Qershor 2022, 14:40

Rrezikon PSG, vendos një rekord negativ në aspektin financiar

Rrezikon PSG, vendos një rekord negativ në aspektin financiar

Paris Saint Germain po përgatitet të thyejë një rekord të ri negativ. Sipas raportimeve të “L’Equipe” , klubi do ta mbyllë vitin financiar 2021/22 me një deficit që mund të arrijë deri në 300 milionë euro, nga 224.3 milionë të buxhetit të një viti më parë.

E përditshmja franceze, nga ana tjetër, nënvizon se në 2022/23 gjërat janë të destinuara të përkeqësohen edhe më tej, duke qenë se në llogari do të hyjë edhe kontrata e re e Kylian Mbappe , e cila hyn në fuqi nga 1 korriku.

Një vit pas nënshkrimit të Lionel Messit dhe me një garë për Champions që përfundoi në 1/16 kundër Real Madridit, klubi Al-Khelaifi e gjen veten të përballet me një deficit të rëndësishëm, i cili rrezikon të ndikojë shumë edhe në merkato të verës.