SPORT, 18 Qershor 2022, 21:52

Francesko Toti kundër rrymës: Mbape ndoqi zemrën, më mirë se te PSG nuk mund të gjejë

Francesko Toti kundër rrymës: Mbape ndoqi zemrën, më

Kylian Mbape zgjodhi të rinovojë me PSG, duke refuzuar kështu një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Shumica e cilësuan si një veprim për para, ndërsa nuk mendon kështu legjenda Francesko Toti, në një intervistë për "Sky".

Totti shprehet se sulmuesi francez bëri një zgjedhje zemre.

“Për mua është një zgjedhje e zemrës, kushdo do të kishte zgjedhur të qëndronte atje. Duhet të menaxhohet dhe mbrohet si kampion, më mirë se Paris Saint Germain nuk mund të gjejë” – tha ai.