TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katari “theu” pritshmëritë duke organizuar një Kupë Bote, edhe pse bëhej fjalë për një vend të vogël e që në hedhjen e kandidaturës së saj nuk kishte asnjë impiant të ndërtuar. Megjithatë, Kupa e Botës duket se nuk i mjafton Katarit, që tani ka një tjetër objektiv madhor, organizimin e Lojërave Olimpike.
Sipas asaj që raportojnë mediat, vendi aziatik do të garojë për të organizuar olimpiadën e vitit 2036, pasi për tre edicionet e ardhshme është përcaktuar vendi oranizator i Lojrave Olimpike.
Në 2024, Olimpiada do të zhvillohet në Paris të Francës, katër vite më vonë në Los Angeles dhe në 2032 në Australi. Komiteti Olimpik i Katarit ka dorëzuar kërkesën për nisjen e procedurave, teksa përveç Katarit edhe Indonezia dhe India kanë interes për të organizuar Lojërat Olimpike.
Edhe pse Katari organizoi Kupën e Botës, sërish mbetet problem organizimi i Olimpiadës, sidmos për shkak të temperaturave, pasi nuk duket e realizueshme mundësia e zhvendosjes së Lojërave Olimpike në periudhën e vjeshtës si në rastin e Botërorit.
Katari është refuzuar në tre kandidaturat e mëparshme, por për shkak të organizmit të Kupës së Botës mund të bindin Komitetin Olimpik ndërkombëtare që t’i besojnë dhe organzimin e Olimpiadës, pasi kaloi me sukses Botërorin.