TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Trabzonspor ka aktivizuar sot klauzolën që i jep të drejtën e blerjes së Ernest Muçit nga Beshiktashi, siç ishte akordi paraprak mes klubeve kur u huazua futbollisti shqiptar.
Por për të bërë zyrtar këtë transferim të rëndësishëm për klubin, Trabzonspori është mjaftuar me vetëm një fjali, ndonëse pagesa e 9,5 milionë eurove në total për të blerë Muçin, është rekordi i ri i shpenzimit të këtij klubi për një futbollist.
“Sa i përket transferimit përfundimtar të lojtarit tonë të futbollit profesionist, Ernest Muçi, klauzola në marrëveshjen e huazimit që i përkiste klubit tonë, është aktivizuar”, ishte njoftimi i shkurtër i Trabzonsporit.
Një mesazh i shkurtër, pasi klubi i ka dhënë më shumë rëndësi përgatitjeve të skuadrës për pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Turqisë përballë Koniaspor, duke shpresuar që Muçi të bëhet përsëri protagonist atje dhe t’i sigurojë këtë trofe, tashmë 100% si futbollist i kësaj skuadre.