SPORT, 23 Dhjetor 2022, 08:57

Dy sulmues nga Bundesliga për Milanin, “Djalli” piketon objektivat e merkatos

Dy sulmues nga Bundesliga për Milanin, “Djalli” piketon

Dani Olmo është një nga emra më të nxehtë për Milanin për të ndryshuar fantazist. Sidomos nëse Sharl de Ketelare vijon me këto rime e Brahim Diaz nuk shpërthen përfundimisht.

Spanjolli, i lindur në vitin 1998, është kontaktuar nga Milani kur Zvonimir Boban ishte në drejtimin e klubit dhe futbollisti luante për Dinamon e Zagrebit.

Olmo ka pasur ecuri të lartë në Bundesligë dhe ka një kontratë që i skadon pas një viti, çka e bën një pre të arritshme në merkaton e verës.

Emri tjetër është i lidhur me sulmin ku Ibra e Zhiru janë në moshë të avancuar, ndërsa Origi po frekuenton më shpesh infermierinë sesa fushës. Bëhet fjalë për Randal Kolo Muanin.

Francezi militon te Frankfurti, të cilët i zgjodhi në verë pasi i garantonin vendin si titullar.

Sot në fakt Kolo Muani mburret me 8 gola dhe 11 asistime në 22 ndeshje në pjesën e parë të sezonit, plus 3 paraqitje dhe një gol në Botërorin e Katarit me Francën. Ja pse vlen 35 milionë euro.