SPORT, 7 Shkurt 2022, 23:27

Më i miri në fushë për Specian/ Manaj mahnit mediat italiane: Rritje e madhe, nuk dorëzohet kurrë…

Më i miri në fushë për Specian/ Manaj mahnit mediat

Rei Manaj ishte protagonist absolut në duelin që Specia zhvilloi në transfertë ndaj Salernitanës mbrëmjen e sotme.

Kjo përballje përfundoi në barazim 2-2, teksa të katërt golat u shënuan në pjesën e parë.

Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Sulmuesi i Kombëtares nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 30-të fitoi një 11-metërsh.

Kësaj here nuk ishte Manaj ekzekutuesi, por shoku i tij i skuadrës Daniele Verde, i cili pas aprovimit të shqiptarit shënoi golin e barazimit, që i dha një pikë të rëndësishme Specias.

“Tuttomercatoweb”, e vlerësoi me notën 7 sulmuesin shqiptar, i cili rezulton lojtari me notën më të lartë në radhët e Specias. “Manaj, gol dhe rritje e madhe”, shkruhet në titullin e “Tuttomercatoweb”.

"Manaj 7 – Tashmë ai është titullar në sulmin e Specias dhe sonte shënoi penalltinë e parë për këtë sezon dhe më pas fitoi penalltinë e dytë. Në pjesën e dytë Manaj nuk dorëzohet kurrë dhe përpiqet në çdo mënyrë për të shënuar dopietë”, shkruhet në brendësi të artikullit.