SPORT, 7 Shkurt 2022, 20:18

Italia kërkon organizimin e Europianit, federata njofton UEFA-n për kandidaturën për të pritur turneun

Italia kërkon organizimin e Europianit, federata njofton UEFA-n për

Italia po përgatitet të kandidojë për organizimin e Europianit të futbollit 2032. Federata italiane e futbollit (FIGC) në fakt ka njoftuar se i ka komunikuar zyrtarisht UEFA-s, shumë përpara afatit përfundimtar të 23 marsit, vullnetin për të konkurruar për caktimin e turneut, një event i organizuar përtej Adriatikut edhe në vitet 1968 dhe 1980.

Një objektiv ambicioz që parashikon respektimin e procedurave dhe kohërave të sakta dhe një modernizim masiv të ambienteve sportive. Afati kohor i UEFA-s parashikon prezantimin e projektit të kandidaturës deri më 12 prill 2023, me vendimin përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv në shtator 2023.

Presidenti Gravina kishte njoftuar interesin e Italisë për organizimin e turneut për një edicion mes 2028 dhe 2032; pasi të jetë zyrtarizuar caktimi i njëkohshëm i dy kompeticioneve nga UEFA, Federata e Futbollit ka shprehur preferencën e saj që të mirëpresë të dytin nga dy edicionet, për të kërkuar dhe programuar modernizimin e ambienteve në një dritare më të gjerë kohore nëpërmjet ndërtimit të stadiumeve të reja dhe rinovimit të atyre ekzistuese.

“Organizimi i shkëlqyer i ndeshjeve të Euro 2020 të organizuara në Romë dhe vendosmëria për të rikthyer një turne të madh ndërkombëtar në Itali”, nënvizon FIGC, e kanë shtyrë Gravinën të “formalizojë menjëherë” pozicionin e Federatës së Futbollit.