TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skandal i vërtetë ka plasur në Turqi. Klubi Yeni Malatyaspor ka vendosur që të shkarkojë trajnerin rumun Marius Sumudica për shkak të rezultateve të dobëta.
Por nuk është ky lajmi që ka tronditur klubin, por deklaratat e bëra nga Oguzhan Erdogmus, përkthyesi i tij që nga kohët kur Sumudica drejtonte Kayserisporin, Gaziantepin dhe Çaykur Rizesporin.
“Kur Marius Sumudica mori komandën e Yeni Malatyaspor, nuk fola në shenjë respekti për komunitetin e Malatya.
Tani mund të flas lirshëm: Marius Sumudica abuzonte seksualisht dhe verbalisht me lojtarët e tij. Mund t’ua vërtetojë po të doni”, ka thënë Erdogmus për mediat.