SPORT, 7 Shkurt 2022, 16:47

Dortmund bën goditjen e papritur, transferon Nicolas Sule nga rivalët e Bayern

Dortmund bën goditjen e papritur, transferon Nicolas Sule nga rivalët

Dortmund ka zyrtarizuar blerjen e shtatlartit gjerman Nicolas Sule.

Mbrojtësi, vjen nga rivalët e Bayern dhe do të jetë në dispozicion të verdhezinjve për sezonin 2022-2023. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, në një postim në “Twitter”.

“Borusia Dortumd ka nënshkruar me Sule për sezonin 2022-2023.

Mbrojtësi aktualisht është ende anëtar i FC Bayern Munich dhe do t’i bashkohet Borussia Dortmund kur kontrata e tij të përfundojë në verën e vitit 2022”, thuhet në deklaratën e klubit.

Aksi Dortumnd-Munich ka qenë tepër i shpeshtë vitet e fundit.

Baryern ka përfituar disa lojtarë nga Dortumd, ku mund të përmendim Lewandowskin, Gotze dhe Hummels. Ndërsa Sule është emri tjetër që i përfshihet kësaj liste.