SPORT, 7 Shkurt 2022, 16:57

CHAMPIONS/ Humbi penalltinë deçisive në finale, ish-mbrojtësi i Atletikos: Nuk ishte radha ime, ja kush duhej ta godiste

CHAMPIONS/ Humbi penalltinë deçisive në finale,

Atletiko Madrid është ndër ato skuadra që i ka shkuar shumë afër fitimit të Champions-it.

Madje spanjollët kanë qenë dy herë në finale, përkatësisht në 2014 dhe 2016. Si për ironi të dyja finalet i kanë humbur ndaj Real Madridit.

Në lidhje me finalen e 2016, ka folur ish-mbrojtësi i Atletikos, Huanfran.

Ndeshja shkoi në ruletën e penalltive dhe spanjolli gaboi goditjen deçisive. Lidhur me këtë moment ai thotë se ishte dikush tjetër që duhej ta godiste.

“Nuk ishte radhë ime për ta gjuajtur, por e Karraskos. Ai nuk donte ta humbiste ndaj nuk e mori përsipër.

Askush nuk bëri përpara, kështu që e godita unë.”