TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse Reali ka vendosur t’i shkojë deri në fund fiksimit të tij për Kilië Mbapenë, Barcelona është kundërpërgjigjur duke bërë të njëjtën gjë me Erling Halandin.
Mbrojtësi i katalanasve, Zherard Pike, si dhe presidenti Laporta, kanë zgjedhur dy mënyra të ndryshme për të ftuar sulmuesin e Dortmundit që t’i bashkohet katalanasve në verë.
Mbrojtësi i Barcelonës e ka ftuar Halandin t’i bashkohet “Blaugranave” duke përdorur një këshillë, ndërsa numri një i klubit, gjatë prezantimit të Obamejangut ka pranuar se ka kohë që po punon për një goditje të madhe në verë.
Pa përmendur emër konkret, duket qartë se Laporta i është referuar pikërisht sulmuesit norvegjez.
PIKE – I pari që ka folur në lidhje me Halandin ka qenë mbrojtësi i Barçës, Zherard Pike.
Duke folur për “Football Espana” ai ka ndërhyrë në diskutimin e madh në merkato nëse Haland dhe Mbape mund të përfundojnë të dy së bashku te Reali i Madridit.
Këshilla e Pikesë ka qenë e qartë për sulmuesin.
“Haland është një lojtar i shkëlqyer, me aftësi të jashtëzakonshme. Ai ka ambicie, dëshiron të fitojë dhe ‘Topin e Artë’. Por, nëse do të isha në vendin e tij dhe me të njëjtat synime si ai do të shmangia një transferim në të njëjtën skuadër me Mbapenë”, ka thënë Pike.
LAPORTA – Ndërkaq, presidenti i Barçës, Joan Laporta, në ditën e prezantimit të Obamejangut ka folur edhe për Halandin, ndonëse pa e përmendur me emër specifikisht.
“Obamejang është një lojtar që do të na bëjë shumë punë. Por, ne kemi nisur nga puna për përforcimin e skuadrës për në verë ku kemi planifikuar një emër shumë të rëndësishëm”, ka thënë Laporta, duke iu referuar pikërisht yllit të Dortmundit.