Matthijs de Ligt, mbrojtësi holandez, i pyetur për të ardhmen e tij në Bayern në një konferencë për shtyp para “Euro 2024”, u përgjigj:
“Ju nuk e kuptoni holandishten, apo jo? Jo, e kam thënë tashmë se tani nuk është koha që unë të mendoj për këtë. Tani po luajmë Euron, e cila është shumë e rëndësishme për mua dhe për kombëtaren.
Kjo është arsyeja pse nuk mund të them asgjë për këtë situatë për momentin, por isha i lumtur me sezonin tim të dytë në Bayern. Tani për tani jam duke u fokusuar në ‘Euro 2024’ dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.