SPORT, 13 Qershor 2024, 09:51

Spikati në kualifikueset e Europianit, Taulant Seferi piketohet nga tre skuadra të Serisë A

Spikati në kualifikueset e Europianit, Taulant Seferi piketohet nga tre

Taulant Seferi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares kuqezi. Ai ka qenë protagonist i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Euro 2024 dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Italisë.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, tre skuadra të Serisë A e kanë ndjekur sulmuesin dhe janë gati ta bëjnë këtë edhe gjatë këtij kampionati europian. Bëhet fjalë për Kaljarin e Klaudio Ranierit, Leçe ku luajnë edhe Ylber Ramadani me Medon Berishën, dhe Empoli ku luan Ardian Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi.

Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodh me rrugëtimin e kuqezinjve në Europian dhe në merkaton e verës.