TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Didie Deshamps, trajneri i Francës, duket se është përfundimisht i orientuar drejt përdorimit të Mbapesë në pozicionin e qendërsulmuesit në Kampionatin Europian, duke pararendur atë që duhet të jetë zgjedhja e Karlo Ançelotit sapo ish-lojtari i PSG-së të zbarkojë te Reali i Madridit.
Një strategji që “L’Equipe” e përkufizon si “të rrezikshme” sepse kërkon sakrificën e dy lojtarëve sulmues: Markus Turam, në fakt, do të mërgonte në të majtë pasi kishte shkëlqyer për një sezon të tërë si pykë tek Interi, ndërsa Antuan Grizmnn duhet të zërë një pozicion më të avancuar në fushë të të sulmuesit të dytë, duke braktisur rolin e mesfushorit atipik.
Indikacionet taktike të marra nga dy miqësoret, nënvizon gazeta transalpine, nuk ishin ngushëlluese, kundër Austrisë do të ketë një tjetër test që mund të rezultojë fatal nëse “Gjelat” nuk fitojnë.