SPORT, 13 Qershor 2024, 12:59

Nga atmosfera tek grumbullimi dhe marshimi, “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm për duelin Itali-Shqipëri

Nga atmosfera tek grumbullimi dhe marshimi, “Tifozat Kuq e Zi”

Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një lajmërim për ndeshjen Itali-Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në profilin e tyre shkruhet se të shtunën në orën 14:00 do të fillojë atmosfera dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.

Njoftimi i plotë

Të dashur Tifoza,

Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën:

Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany

https://maps.app.goo.gl/u5WxEbCQGLtvWdqV8?g_st=ic

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.

Përjetësisht me ty Shqipëri!