TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i ri i mesfushës së Gjermanisë dhe Bajern Mynih, Aleksandar Pavloviç, nuk do të jetë pjesë ë përfaqësues së vendit organizator të EURO 2024 gjatë kësaj vere. Lajmi i hidhur për të ka ardhur vetëm dy ditë para fillimit të aktivitetit, për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me bajamet.
Mesfushori kishte vuajtur gjatë këtij sezoni dy herë më parë problemet me tonsilitin akut dhe këtë radhë në grumbullim, problemet janë rishfaqur. Meqë ai do të jetë i detyruar që të marrë antibiotikë dhe të ndalojë stërvitjen për të mos përkeqësuar gjendjen shëndetësore, është vendosur që futbollisti 20-vjeçar të kurohet siç duhet, duke u larguar nga grumbullimi.
Në vend të tij, trajneri Julian Nagelsman pritet të ftojë Emre Xhan, mesfushorin e Borusia Dortmund, i cili ishte lënë fillimisht jashtë listës nga trajneri për këtë aktivitet.