SPORT, 13 Qershor 2024, 14:57

Alban Xhihani zbulon “çmendurinë” e shqiptarëve për Europianin

Alban Xhihani zbulon “çmendurinë” e shqiptarëve

Interesi i shqiptarëve për Kampionatin Europian të Futbollit është i jashtëzakonshëm. Këtë e ka konfirmuar gjatë një interviste sot në "Aldo Morning Show", Alban Xhihani, duke u bazuar në informacionet që ka nga dy agjenci, njëra në Shqipëri dhe tjetra në Gjermani, që shesin bileta.

Madje, ai rrëfeu edhe në fakt interesant, që shqiptarët kanë tentuar të blejnë edhe bileta të italianëve.

“Shqiptarët kanë tentuar të blejnë edhe biletat e italianëve. Theksoj se këto janë bileta që shiten në sektorin e italianëve dhe blihen nga shqiptarët”, zbuloi Xhihani.
I pyetur për çmimin e biletave, Xhihani tha se nga një rast konkret të një mikut të tij, 3 bileta ishin marrë për një vlerë nga 400 Euro, në treg të zi. Por biletat mund të gjenden edhe në UEFA Ticket, që lejon rishitjen e biletave në çmimin real.