SPORT, 12 Qershor 2024, 19:22

Tjetër i dëmtuar te “Tulipanët”, “bomberi” i Ajax humb Kampionatin Evropian

Tjetër i dëmtuar te “Tulipanët”,

Kanë një “brez të artë” lojtarësh, mirëpo duket se fati nuk është në anën e tyre. Pas dëmtimeve të Frenkie de Jong, Teun Koopmeiners, Marten de Roon, Noa Lang e Jurrien Timber, “Tulipanët” e Holandës, tashmë kanë humbur edhe një tjetër lojtar, kësaj radhe në repartin ofensiv të lojës, duke dobësuar edhe më shumë sulmin.

Bëhet fjalë për “bombeirn” e Ajax, Bryan Brobbey, me 22-vjeçarin, i cili është dëmtuar në seancën stërvitore, të kësaj të mërkure, duke alarmuar jo pak stafin mjekësore, të cilët e kanë dërguar menjëherë për të bërë një rezonancë magnetike, pasi ka probleme me muskulin e kofshës, probleme që mund ta lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, kujtojmë se ky do të ishte turneu i parë madhe, për Brobbey, me fanelëne e Kombëtares A, të “Tulipanëve” holandezë, teksa këtë sezon ka dhuruar spektakël, duke shënuar plot 22 gola, si dhe ka asistuar 9 të tjerë, në 43 paraqitjet e zhvilluara në total, me “Harkëtarët” e Ajax, në kampionatit, kupë dhe turnetë evropianë.