SPORT, 12 Qershor 2024, 14:17

Mungesat e mëdha në "Euro 2024", “yjet” që nuk do t’i shohim në Gjermani

Mungesat e mëdha në "Euro 2024", “yjet” që

Euro 2024 është në prag për të startuar. Tifozët anembanë globit janë gati për të shijuar kampionët, për 30 ditë, e për të mësuar në fund cila skuadër do të shpallet kampione. Sigurisht vëmendja është e përqëndruar tek “yjet” e këtij evropiani, siç janë Mbappe, Cristiano Ronaldo, Bellingam, Kane, Yamal, Kroos etj, por në fakt shumë futbollistë të tjerë të jashtëzakonshëm, nuk do të mund të jenë pjesë e evropianit, për shkak dëmtimesh, zgjedhje teknike të trajnerëve apo për shkak se kombëtarja e tyre nuk arriti dot të bëhej pjesë e 24 skuadrave pjesëmarrëse.

Disa nga “yjet” që do të na mungojnë në Euro 2024 janë: Haaland i Norvegjisë, i cili nuk u kualifikua dot në evropian, Rashford dhe Grealish, të cilët nuk u përzgjodhën nga Southgate, Courtois, Acerbi, De Jong apo Koopmeiners, të cilët nuk do të jenë të mundur të bëhen pjesë e kompetiiconit, për shkak dëmtimesh.

Praktikisht një skuadët e plotë mund të formohet me futbollistët që nuk do të marrin pjesë në Euro 2024, e cila padyshim mund të rivalizonte me cilëndo skuadër tjetër në këtë evropian.