TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sytë e sportdashësve të Italisë do të jenë të drejtuara të gjitha sot, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku në orën 18:00 do të vihen përballë një-tjetrës dy skuadrat e para të Serisë A, të ndara vetëm nga një pikë, me zikaltrit që përveç kryesimit kanë në favorin e tyre edhe një ndeshje për të rikuperuar me Bolonjën.
Pa dyshim që ky 90 minutësh do të kthjellojë edhe më shumë pjesën e mbetur të kampionatit dhe normalisht edhe betejën për titullin kampion, një takim i cili do të kalojë pa dyshim edhe nga idetë taktike të dy prej trajnerëve me stilin më sulmues në Itali, të cilët janë ndeshur mes tyre në 7 raste dhe bilanci është në barazpeshë totale: tre fitore për secilin dhe një takim i mbyllur në barazim.
Trajneri aktual i Napolit fiton ndaj atij të Interit vetëm lidhur me golavarazhin, 11 me 9. Por le të futemi më në detaje… Detaji që godet më shumë mes dy trajnerëve lidhet me faktin se ai që luan në shtëpi nuk është i avantazhuar. Spaleti kundër Inzagit nuk ka fituar asnjëherë në shtëpi, ndërsa Inzagi kundër Spaletit kanë fituar vetëm 1 ndeshje në shtëpi dhe ka humbur 3 të tjera.
Për sa i përket Luçiano Spaletit, ai është një ish-zikaltër, duke drejtuar milanezët në sezonet 2017-2018 dhe 2018-2019. Me atë në pankinë, Interi numëroi 40 fitore, 21 barazime dhe 15 humbje, m,e dy sezone të mbyllura në vendin e katërt të renditjes.
Tekniku i Napolit kundër milanezëve ka grumbulluar 23 sfida, në të cilat ka regjistruar 9 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje.
Në kuotën shtatë janë edhe humbjet që numëron Simone Inzagi përballë Napolit, ndërsa bilanci plotësohet edhe 3 suksese dhe 1 barazim (rezultat 1-1, i cili daton në daljen e parë në stol të Simones në sezonin 2016-2017, kur luhej java e 12-të).
Gjithsesi, sot në “Maradona” statistikat nuk do të vlejnë, pasi në meny është një pjesë shumë e rëndësishme e titullit kampion.