TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Sitit do t’i duhen 96 pikë për të mbrojtur titullin e Premier Ligës këtë sezon sipas trajnerit Pep Guardiola.
Kampionët janë 9 pikë të shkëputur nga Liverpuli i vendit të dytë, ndërkohë që kanë luajtur një ndeshje më shumë. Por, tekniku katalanas pret një garë rrotë më rrotë me skuadrën e Jyrgen Klopit.
Liverpuli mund të arrijë kuotën e 96 pikëve matematikisht nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, prandaj 51-vjeçari kërkon perfeksion nga skuadra e tij për të fituar titullin e katërt në pesë vite.
“Diferenca me Liverpulin nuk është asgjë”, tha Guardiola në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Noruiçit. “Ne duhet të fitojmë shumë ndeshje.
Më shumë se 90 pikë, ndoshta do të na duhen 95-96 për t’u shpallur kampionë. Jam shumë i sigurt për këtë në këto momente. Ne kemi bërë një seri të pabesueshme fitoresh, 13 në 14 ndeshje dhe sërish rivali ynë Liverpuli, është shumë pranë. Kjo tregon se sa e vështirë.