TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Antoni Xhoshua u mund edhe në duelin e dytë me Oleksandr Usik në Arabinë Saudite. Në këtë përballje të dy boksierët kanë fituar edhe miliona euro, ku britaniku, edhe pse u mund me rezultat sportiv, ka dalë më i fituar financiarisht. Sipas “SportsZion”, paratë bazë për revanshin janë të ndara përgjysmë, 50-50.
Xhoshua ka fituar rreth 75 milionë dollarë, plus bonusin e luftës (që në total shkon 119 milionë dollarë për shkak të sponsorizimeve). Në anën tjetër, boksieri ukrainas Usik gjithashtu ka fituar shumën e njëjtë, nga paratë bazë, 75 milionë dollarë.
Gjatë takimit të tyre të parë, Antoni Xhoshua përfitoi 13.1 milionë euro (plus 60 për qind të të drejtave televizive), ndërsa Usik fitoi 4 milionë euro (plus 40 për qind të të drejtave televizive).