TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Faqja e mirënjohur e statistikave, “Sofa Score” ka renditur legjionarët që kanë spikatur me paraqitjet e tyre këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.
I dyti është renditur, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili është vlerësuar me notën 7,8, nga ku ka spikatur me paraqitjet e tij me Empolin ndaj Fiorentinës në Serinë A.
I treti është renditur Anis Mehmeti, i cili është vlerësuar me notën 7,3, nga ku ka shënuar një gol me Uajkomb ndaj Bërnslit.
I katërti është renditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij ndaj Espanjolit me fanellën e Rajo Vajekanos.
I pesti është renditur, Armando Sadiku, i cili është vlerësuar me notën 7,1, ku ka shënuar një gol me Kartagenën ndaj Hueskës.
VLERËSIMET SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –
