TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Romelu Lukaku do të bëhet sot pjesë e skuadrës së Romës. Ish-drejtori sportiv Valter Sabatini në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, është ndalur pikërisht tek ky huazim.
“Goditje e madhe, nuk ka dyshim për këtë. Lukaku është një lojtar që kur është mirë, mund të luajë i vetëm. Me Dibalën mund të jetë i jashtëzakonshëm sepse integrohen mirë për sa i përket cilësisë”.
Para pak ditësh, Murinjo u shpreh se Roma është ekip mes vendit të pestë dhe të tetë. Por Sabatini mendon se ardhja e sulmuesit belg mund të ndryshojë shumë gjëra.
“Nuk do të flisja kurrë për lojtarët e mi në këtë mënyrë, por ai është i tillë, ne e njohim. Megjithatë, me ardhjen e Lukakut, ai nuk do të mund të fshihet më dhe Roma mund të luftojë për vendet e para”.