SPORT, 28 Gusht 2023, 14:30

E KRYER! Berisha mbetet në Serinë A, firmos kontratën me klubin e shqiptarëve

E KRYER! Berisha mbetet në Serinë A, firmos kontratën me klubin e

Etrit Berisha do të mbetet në Serinë A, pasi gardiani i Kombëtares sonë do të bëhet pjesë e Empolit.

Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Torinos dhe Empolit, si edhe me vetë lojtarin që pritet të firmosë në orët në vazhdim.

Kontrata e Berishës me Torinon skadon verën e ardhshme, por vetë klubi e ka nxjerrë jashtë planeve portierin shqiptar dhe prej muajsh, ai nuk stërvitej me skuadrën e parë.

Opsion ishte transferimi te Sampdoria në Serinë B, por gjërat kanë ndryshuar.

Berisha do të firmosë me Empolin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që te skuadra e re, të ketë më shumë hapësirë.

Në Empoli, gardiani do të gjejë edhe Ardian Ismajlin e Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër. Në të shkuarën, për Empolin kanë luajtur edhe Hysaj, Bajrami e Asllani.