SPORT, 28 Gusht 2023, 14:53

Vllaznia zyrtarizon afrimin e dytë brenda ditës, shkodranët rikthejnë në skuadër mbrojtësin

Vllaznia zyrtarizon afrimin e dytë brenda ditës, shkodranët

Pasi zyrtarizuan afrimin e një sulmuesi brazilian, në Shkodër kanë zyrtarizuar edhe një tjetër lojtar. Vllaznia ka firmosur me mbrojtësin shkodran, Dritmir Beci i cili rikthehet në shtëpi pas 10 vitesh.

Beci ka qenë pjesë e shumë skuadrave të kampionatit tonë, përfshirë edhe Skënderbeun, me të cilët arriti që sezonin e fundit të ngjitej në Superiore.

“Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27-vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër.

Mirë se erdhe Dritmir Beci”, shkruan klubi i Vllaznisë.