TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-mbrojtësi i Interit, Daniele Adani ka folur për largimin e Romelu Lukakut nga klubi zikaltër. Ai është shprehur se ndjehet i zhgënjyer nga ai si person.
“Të them të drejtën kujtoja se Lukaku ishte një njeri me vlera, një njeri i fjalës. Por në 2-3 vitet e fundit kam vënë re që ka ndryshuar shpesh mendim e qëndrim, duke u udhëhequr nga interesat momentale.
Ka zhgënjyer shokët e skuadrës, tifozët dhe drejtuesit te Interi. Jam shumë kurioz ta dëgjoj të flasë e të shoh çfarë do të thotë, por kam mbetur i zhgënjyer nga ai si person”, u shpreh Adani.