TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Keidi Bare ishte një tjetër futbollist i Kombëtares që spikati këtë fundjavë në Europë, përpara grumbullimit me Shqipërinë.
Mesfushori kuqezi u bë protagonist në fitoren e Espanjolit përballë Albasetes në transfertë.
Në minutën e 58’ Bare dha një top nga mesfusha për Hofre dhe ky i fundit arriti ta kontrollonte mjaft mirë, duke lëshuar një predhë nga jashtë zone dhe duke kaluar në avantazh Espanjolin.
Ky ishte dhe goli i vetëm i takimit, duke i dhënë tre pikët ekipit katalanas, duke u renditur në vendin e tretë me 7 pikë, në La Liga 2.