SPORT, 28 Gusht 2023, 23:28

Prokuroria hap hetim paraprak ndaj Luiz Rubiales për dhunë seksuale, pas puthjes pa pëlqimin e futbollistes

Prokuroria hap hetim paraprak ndaj Luiz Rubiales për dhunë seksuale,

Presidenti i Federatës spanjolle të Ftubollit, Luis Rubiales, duket se tashmë është në telashe serioze. 

Prokurorët në gjykatën kryesore penale të Spanjës thonë se kanë hapur një hetim paraprak në lidhje me puthjen e Rubiales ndaj lojtarese spanjolle, Jenni Hermoso, me arsyetimin se kjo mund të konsiderohet si dhunë seksuale. 

"Prokurorët nga Gjykata Kombëtare kanë hapur një hetim paraprak për të hulumtuar faktet, të cilat mund të konsiderohen si shkelje penale, konkretisht sulm seksual," thuhet në një deklaratë të gjykatës të martën.

Jenni Hermosos do t'i ofrohet një mundësi për të ngritur akuza ndaj Rubiales. 

Puthja skandaloze e kreut të federatës spanjolle të futbollit (tashmë i pezulluar nga FIFA), gjatë ceremonisë së marrjes së medaljeve, ka krijuar debate të forta jo vetëm në Spanjë por në mbarë botën. 

Rubiales refuzoi të japë dorëheqjen, madje në fjalimin e tij të çuditshëm, u përpoq të justifikohej duke deklaruar se ishte lojtarja që e kishte ngritur nga podiumi dhe kishte rënë dakord për puthjen, version ky që është mohuar kategorikisht nga futbollistja, e cila ka deklaruar se puthja ka qenë pa pëlqimin e saj. 

Tashmë shefit të Federatës, nuk i kërkohet vetëm dorëheqja, por është në telashe shumë më të rënda.