SPORT, 28 Gusht 2023, 20:18

Uzuni nuk ndal së shënuari në stadiumin e Granadës, katër gola e ndajnë nga rekordi historik

Uzuni nuk ndal së shënuari në stadiumin e Granadës,

Myrto Uzuni gjeti këtë fundjavë golin e tij të parë të sezonit në La Liga me fanellën e Granadas. Një gol shumë i veçantë për sulmuesin e kombëtares shqiptare pasi rezulton të jetë i 20-ti në ndeshjet zyrtare të shënuara në stadiumin “Los Carmenes” të Granadës.

Ai u bë futbollisti i 5-të në historinë e kësaj skuadre që e arrin një shifër të tillë në ndeshjet brenda në futbollin profesionist dhe është shumë pranë rekordit historik, për të shkruar edhe më shumë emrin e tij në historinë e Granadës.

Para tij janë vetëm Maçis dhe Geijo, të dy me 21 gola të shënuar në stadiumin “Las Carmenes”. Ighalo është në kuotën e 22 golave, ndërsa Jusef El-Arabi është ai që mban vendin e parë me 24 gola. Duke pasur parasysh formën e Uzunit në edicionin e kaluar, rekordi për sulmuesin shqiptar duket mëse i arritshëm.